Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje? Çipa: Votuesit u treguan inteligjentë, nuk u përdorën për llogari politike

Shqipëria

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje? Çipa: Votuesit u treguan inteligjentë, nuk u përdorën për llogari politike

Më: 6 mars 2022 Në ora: 23:01
Aleksandër Çipa

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve të Abc me moderatorin Endri Xhafo, ka komentuar shpalljen e rezultatit të Bashkisë së Vorës ku fitues u shpall Bashkim Shera i Partisë Socialiste.

Çipa tha se në këto zgjedhje qytetarët u treguan inteligjent, pasi pjesëmarrja e ulët ata treguan se nuk donin përdoreshin si llogari politike nga krerët e partive.

Analiza për këtë proces duhet nisur nga përqindja e zgjedhësve. Edhe në Vorë pjesëmarrja është e ulët. Është një sjellje inteligjente e elektoratit për të mos u përdorur si llogari politike të krerëve politikë’, tha Çipa.

Sa i përket surprizës ku këtë herë zgjedhësit votuan një kandidat të majtë, Çipa tha se PS këtë herë kishte hyrë me strukturë të organizuar kjo edhe për shkak se në 2019-n ata patën kandidat ndërsa opozita nuk mori pjesë..

Vora ka qenë një histori që favorizonte të djathtën, Por në zgjedhjet e fundit me mos futjen e opozitës PS kishte Agim Kajmakun, pra infrastrukturën mbështetëse PS e kishte të përgatitur ndryshe nga opozita që ishte e fraksionuar. Për herë të parë selia zyrtare e PD nuk kishte as komisionerë. Pjesa e shtëpisë së lirisë ishte më e përgatitur me strukturën zgjedhore, sepse mori strukturën e krijuar nga LSI. Vetë grupi i Rithemelimit ka patur disa kandidatë që nga pikëpamja politike kanë qenë më afër Berishës se Bashës’, tha Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat