Mbyllet pas 4 orësh protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, sërish nesër në orën 11:00

Shqipëria

Mbyllet pas 4 orësh protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, sërish nesër në orën 11:00

Më: 11 mars 2022 Në ora: 21:01
Protesta

Është mbyllure pas pothuajse 4 orësh protesta kundër rritjes së çmimit të naftës e zhvilluar në kryeqytet ditën e sotme.

Protesta nisi, ashtu si ditën e tjera, në orën 17:00 dhe vazhdoi në një pjesë të mirë të qytetit, ku më pas protestuesit u shpërndanë në policia.

Ata e nisin protestën me thirrje dhe pankarta para kryeministrisë, ku mbajtën disa fjalime duke i kërkuar qeverisë që të ulë taksat e hidrokarbureve.

Ndërkohë, më pas u zhvendosën drejt sheshit “Skënderbej” e rrugës së “Durrësit” u përballën me kordonë policia.

Destinacioni i tyre final u bë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ku sërish u përballën me polici dhe FNSH, ndërsa kishte edhe të shoqëruar.

Më pas protestuesit u shpërndanë, duke ia lënë vendit protestës së ditës së nesërme e cila është thirrur në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat