Çmimet e apartamenteve do të rriten

Shqipëria

Çmimet e apartamenteve do të rriten

Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Apartamentet do të kushtojnë më shtrenjtë.

Çmimi i tyre pritet të rritet me të paktën 10% dhe kjo për shkak të kostove të larta me të cilat po përballen ndërtuesit.

Arben Dervishaj nga Shoqata e Ndërtuesve thotë se materialet bazë, hekuri e çimentoja janë shtrenjtuar javët e fundit me afro 50%.

"Materiali i hekurit, çimentos, bakrit si dhe tregues tjetër është çmimi i naftës të cilët kanë një rritje nga 30-50%. Në tregun e banesave kjo do reflektohet me një  rritje çmimi. Nuk është se rritja e çmimit do të jetë në masën 50%, por do të jetë të pakën 105", tha Dervishaj.

Sipas Dervishaj kompanitë që zhvillojnë investimet publike po dalin me humbje nga rritja e lartë e çmimit të naftës.

"Një ndërtues ka mbyllur me çmime të caktuara një kontratë, kontratat shtetërore nuk e njohin rritjen e çmimit. Ose do dalin me fitim zero ose do dalin me humbje. Në këtë pikë shteti duhet të ndërhyjë", tha ai.

Për të mos i pasqyruar kostot në çmimet e apartamenteve, Dervishaj thotë se qeveria duhet të ndërhyjë.

Ai propozon uljen e barrës fiskale për sektorin e ndërtimit.

"Në sektorin e banesave barra fiskale është e lartë. Pronarët e truallit marrin shumë por dhe shteti merr goxha taksa", tha Dervishaj.

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron se shtëpitë do të shtrenjtohen më tepër nëse qeveria do të vendosë Taksën mbi Vlerën e Shtuar për apartamentet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat