Momenti kur kuzhinieri shqiptar rrahet brutalisht nga disa persona, tërhiqet zvarrë dhe...

Shqipëria

Momenti kur kuzhinieri shqiptar rrahet brutalisht nga disa persona, tërhiqet zvarrë dhe...

Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:30
Indrit Çela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e njohur si Ura e Gjolës, ku pre e një dhunës ra kuzhinieri i njohur Indrit Çela 39-vjeç, i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit.

Mësohet se është rrahur me grushte, shkela e leva hekuri nga disa persona dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.

39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij në momentin që është nxjerrë me dhunë nga 2 persona dhe kanë nisur ta rrahin brutalisht duke e gjuajtur me shkelma dhe leva hekuri ku të munden. Më pas ai është lënë në rrugë i plagosur. Kanë qenë dëshmitarët që panë ngjarjen që ka lajmëruar ambulancën dhe ka ardhur për ta marrë. Çela ishte duke udhëtuar me një Smart.

Kuzhinieri është dërguar me urgjencë në spital dhe në dëshminë e tij në polici ka gënjyer duke thënë se ka pësuar aksident.

Dëshmia i tij nuk i ka bindur efektivët ndërsa provat në vendin e ngjarjes tregojnë se ka ende shenja gjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat