30 mijë ton grurë nga Serbia në vendin tonë! Vuçiç: Për Shqipërinë do bëjmë përjashtim

Shqipëria

30 mijë ton grurë nga Serbia në vendin tonë! Vuçiç: Për Shqipërinë do bëjmë përjashtim

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:32
Aleksandar Vuçiç

Shqipëria do të vazhdojë të blejë grurë nga Serbia, pavarësisht vendimit të qeverisë serbe për të ndaluar eksportimin e grurit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, tha se qeveria do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri bashkë me një një sasi më të vogël të misrit.

“Edhe nëse nëse nuk kemi korrje, me sasinë që kemi në gjendje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë.

Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat