Po djegin vendin për kullota/ Valë zjarrvëniesh nga jugu në veri, arrestohen autorët

Shqipëria

Po djegin vendin për kullota/ Valë zjarrvëniesh nga jugu në veri, arrestohen autorët

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Një valë zjarresh ka përfshirë vendin këto ditë nga jugu në veri kryesisht të ndezur për hapjen e kullotave të reja, por që më pas kanë dalë jashtë kontrolli. Situatë më e vështirë paraqitet në Mirditë, ku rrezikohen edhe banesa.  Ndërkohë policia ka nisur arrestimin e zjarrvënesve.

Një magazinë u dogj dhe disa shtëpi u rrezikuan në fshatin Shëngjergj të Mirditës.

Mbi 10 hektarë pyje me lis, shkurre dhe bimësi, janë shkrumbuar nga një zjarr i shfaqur në zonë që pasditen e së enjtes.

Zjarri vijon të jetë aktiv dhe flaket janë përhapur në disa drejtime, duke ju afruar zonës së banuar dhe në disa raste kanë rrezikuar dhe banesat.

Që prej ditës së djeshme në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, por terreni i thyer malor ka vështirësuar deportimit e automjetit zjarrfikës.

Në këto kushte efektivet të ndihmuar dhe nga banorë të zonës po ndërhynë me mjete rrethanore, por pa mundur ende që të vënë nën kontroll zjarrin që dyshohet i qëllimshëm.

Edhe pse muajt e nxehtë ende nuk kanë ardhur një valë zjarresh përfshirë vendin këto ditë nga jugu në veri.

Në kushtet kur temperaturat janë ende të ulëta, pjesa më e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale.

Një 48 vjeçar është arrestuar në Prrenjas dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në Gramsh e Elbasan ndezën zjarre për hapjen e kullotave e për pasojë dogjën sipërfaqe të mëdha me shkurre e pyje.

Ndërkohë një 62 vjeçar është shpallur në kërkim në Tropojë si autor i zjarrvënies në fshatin Koçanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat