“Është çështje orësh”, Artur Zheji zbulon çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së

Shqipëria

“Është çështje orësh”, Artur Zheji zbulon çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:29
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji deklaroi se do të jetë çështje orësh apo ditësh kur selia e PD-së do të merret paqësisht nga Grupi i Rithemelimit.

“Deklarata e dytë ishte e tejkaluar nga Kaso. Mbi deklaratën e dytë të Kasos, do të merret vendimi i grupit të Rithemelimit. Çështja është se çfarë do të ndodhë me grupin parlamentar, që kanë mbajtur qëndrim për dorëheqje simetrike të Bashës dhe të Berishës. Dorëheqja e tij do të shpërbënte grupin parlamentar, siç edhe ndodhi.

Një pjesë e figurave që nuk e kursyen Bashën si personazh. Është çështje orësh apo ditësh, që edhe selia do të merret paqësisht në dorëzim, me letrën e zotit Zhukri.

Mund të ketë një apelim tha Alibeaj. Se dimë se ça bëri zonja Imeraj aty, bëri fotografime, asgjë nuk u shënua. U tha: banorët e mërzitur të shtëpisë, thyen shtëpinë e tyre dhe dolën të mërzitur. Imagjino sikur të ndodhte kjo në Paris apo Kopenhagen. Në këtë rast forca dhe ligji janë bashkuar dhe doktori do të kthehet shumë shpejt në PD triumfator.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat