Bozdo: Në verë u boshatis kaskada e Drinit, iu ra me top rezervës energjitike duke e shitur

Shqipëria

Bozdo: Në verë u boshatis kaskada e Drinit, iu ra me top rezervës energjitike duke e shitur

Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:41
Bozdo

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Enno Bozdo, Ish-zv. ministër i Energjetikës u shpreh se Rama paralajmëroi një krizë energjitike, ndërkohë që ka një keqmenaxhim të situatës.

Sipas tij, në qershor Hec-et e Drinit ishin në nivele maksimale, ndërsa në verë është shitur energji duke e boshatisur ndjeshëm basenin.

Bozdo: Rama paralajmëroi një krizë energjitike. Ndërkohë që shoh se ka një keqmenaxhim të rezervës hidro, sepse ndërsa futemi në fund qershori jemi futur me kuotë maksimale. Ne vjet kemi pasur një vit shumë të mirë energjetik, ku kemi prodhuar 7% më shumë sesa konsumi.

Në mars të vitit të kaluar u parashikua që me ardhjen e vjeshtës do të dilte nga kriza e pandemisë dhe kërkesa për energji do të zgjohej. Doli në fillim të vjeshtës u rritën cimet e energjisë që ishte parashikuar nga revistat më prestigjioze. Të gjithë e dinin këtë gjë, edhe ata që paguhen për këtë punë. Në qershor futemi me kuota maksimale, deri në gusht i bihet me top rezervës energjitike dhe niveli shkon 30 metra me poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat