Ç’ndodhi në seancën për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, avokati pyetet nëse kishte plan për t’u arratisur

Shqipëria

Ç’ndodhi në seancën për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, avokati pyetet nëse kishte plan për t’u arratisur

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:06
Avokati i ish-deputetit të PS, Alqi Bllako

Avokati i ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i pyetur nga mediat nëse klienti i tij kishte tentuar arratisjen gjatë kohës që policia e kërkonte për të ekzekutuar urdhrin e arrestit të SPAK, tha se ato që janë deklaruar në media “nuk do të thotë se tregojnë të vërtetën”.

Seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ta lërë në qeli ish deputetin e PS. Ndërkohë që vetë Bllako ka zgjedhur të mos flasë, por të përfaqësohet nga avokati i tij.

Pyetje: U zhduk klienti juaj madje thuhet se ka qenë dhe në Kosovë drejt arratisjes
e për faktin se policia nuk po e gjente?

Sokol Hazizaj: Mendoj që urdhrat e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës nga organi procedurial nuk janë urdhrat e medias, ju nuk arrestoni, ju jeni të lirë të flisni por kjo nuk tregon të vërtetën.

Pyetje: A ka deklaruar dicka klienti juaj ne gjyq? Ka mohuar dicka?

Sokol Hazizaj: Ne kemi qenë në të njëjtën linjë, e drejta administrative e pranimit të dokumentit është e drejtë normale e nuk përbën fajësi penale.

***

Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre kur ishte Sekretar në Ministrinë e Mjedisit, lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat