Erdhi varianti i ri i covid BA2 transmetohet më shpejt. Në Shqipëri u rritën rastet e infektimeve

Shqipëria

Erdhi varianti i ri i covid BA2 transmetohet më shpejt. Në Shqipëri u rritën rastet e infektimeve

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Mbërrin në Shqipëri nënvarianti i Omicron BA2.Ne ISHP ka mbërritur gjithashtu pergjigjja zyrtare nga laboratori i referencës në Berlin. Tanimë ka filluar nje rritje e lehtë përsa i përket rasteve të infektuara ashtu edhe numrit të pacientëve të shtruar në spital

Ky nën variant i Omcronit ka një trasnmetueshmëri 30% më të lartë se sa vetë Omicroni. Po kështu tek personat e prekur përveç prekjes së rrugëve të sipërme të fyrmëmarrjes prek edhe aparatin trëtes duke shkaktuar dhimbje stomaku diegie ,të vjella dhe diare .Te gjitha strukturat shëndetësore janë duke punuar për të rritur mbulesën vaksinale në popullatë.

Por cila është sjellja e këtj mutacioni të ri ndaj vaksinës ?

“Vaksinimi eshte shume i rendesishem ,mund te mos jape mbrojtje maksimale por mbron ndaj cdo mutacioni”- tha Iria Preza

Nënvarianti i Omicron ka rritur numrin e te infektuarve në shumë shtete në Europe si Itali ,Francë ,Gjermani Greqi .Por ndërkohe në Angli është shfaqur një tjetër nëvariant i Omcron Xe në 600 persona, i cili ka shfaqur 10% infektueshmëri me shumë se Ba2. Ende nuk ka te dhëna për simptomatqe shfaq .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat