Mblidhet Komisioni i Rithemelimit, Berisha mbërrin në selinë e PD

Shqipëria

Mblidhet Komisioni i Rithemelimit, Berisha mbërrin në selinë e PD

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:49
Foto e mbërritjes së Berishës

Teksa Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e PD-së, i fundit që i është bashkuar mbledhjes ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është pritur nga bashkëpunëtorët e tij në hyrje të selisë blu, dhe më pas është drejtuar për në sallën ku do të mbahet mbledhja.

Takimi në fjalë vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, ku kryefjalë është e ardhmja e PD-së, dhe se kush do të marrë drejtimin e saj.

Pas mbledhjes, pritet që Berisha të flasë për mediat.

Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim gjatë një takimi që zhvilloi me Enkeljed Alibeajn, e njohu këtë të fundit si drejtues të komanduar të PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat