Koti: Rama po u ofron shqiptarëve që tokat që kanë mbetur djerrë, të mbillen me kanabis

Shqipëria

Koti: Rama po u ofron shqiptarëve që tokat që kanë mbetur djerrë, të mbillen me kanabis

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:04
Koti

Deputetja e PD, Serina Koti , në një intervistë për Ora News, u shpreh se legalizimi i kanabisit në vendin tonë është mashtrimi i radhës i qeverisa për të tërhequr vëmendjen nga kriza e rritjes së çmimeve.

Koti tha se Rama po u ofron shqiptarëve që tokat që kanë ngelur djerrë, të mbillen me kanabis dhe jo me produkte bujqësore.

Serina Koti: Kjo është përdorur si mashtrim i radhës duke justifikuar statistikat të cilat janë nxjerrë nga raporti  sepse këtu në Shqipëri kjo është fatkeqësia jonë, që ne luajmë me  shifrat dhe me vërtetësinë e tyre.

Duke pasur të gjithë këto të panjohura, jam e bindur se ky është mashtrimi dhe fasada e radhës që Rama po iu ofron shqiptarëve për t’u tërhequr vëmendjen nga shumë probleme të tjera reale që kanë, siç  është rritja e çmimeve. Ne jemi një vend bujqësor industrial ku tokat e shqiptarëve kanë mbetur të pambjella për shkak të rritjes së lëndëve të para dhe tashmë Rama po u ofron shqiptarëve që këto toka të mbillen me kanabis dhe jo të kthehen me produkte bujqësore të cilat do të rrisin ekonominë vendase, dhe do të plotësojnë nevojat për ushqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat