Amnistia fiskale, Denaj: Kanë dështuar 7 procese, po përballemi me informalizim

Shqipëria

Amnistia fiskale, Denaj: Kanë dështuar 7 procese, po përballemi me informalizim

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:43
Anila Denaj

Denaj: Bankat janë të rregulluara sipas praktikave ndërkombëtare, janë kushtet që vendoset nga procedurat e çdo banke. Banka bën punën e saj. Në një farë mënyrë ne flasim për një histori 31-vjeçare. E kemi diskutuar një vit më parë, një të një ligji për një amnisti fiskale, kemi folur që inciativa janë marrë edhe më parë.

Janë 7 histori të procesit të amnistisë, që nuk kanë pasur rezultat.  Duke mos qen amnisti penale, ishin pa rezultat. Në Shqipëri numërohen me gishta ata që janë të formalizuar. Të jesh i formalizuar është qeverisje e mirë.

Nëse ne flasim që modeli biznesit duhet të jetë ndryshe, po përballemi me informalizim që nuk është i lehtë. Formalizimi është i nevojshëm për të sjellë më shumë të ardhura.

Fiskalizimi duhet të ndodhi. Nuk mund të japim më kredi për një biznes që nuk pasqyron pasqyrat fiskale, por kemi kredituar bizneset.  Ka një diskutim, i cili lidhet me mënyrën si do të zbatohet. Nuk jemi vetëm ne që kemi bërë amnisti, është Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat