Erion Braçe i numëron gjithë të zezat qeverisë në shesh: Kemi një regjim fiskal që nuk e do fshatin, mos prisni të qëndrojnë të rinjtë këtu

Shqipëria

Erion Braçe i numëron gjithë të zezat qeverisë në shesh: Kemi një regjim fiskal që nuk e do fshatin, mos prisni të qëndrojnë të rinjtë këtu

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:49
Erion Braçe

Porosinë e Edi Ramës për të qenë kritikë në Kongres, nga të parët që e vuri në zbatim ishte Erion Brace. Në një panel ku flitej për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ai ia numëroi të gjitha të zezat qeverisë së tij, në të cilën deri para disa muajsh ka qenë zv.kryeministër.

“Regjim fiskal kaotik dhe rritës të kostove. Sot që flasim kemi një regjim fiskal që nuk e do fshatin. Ky regjim nuk iu jep mundësi fermerëve jo vetëm të prodhojnë, por të rrisin vlerën e shtuar”, tha Brace.

Gjatë fjalës së tij deputeti Arben Pullumbi i kërkoi atij ta ndërpriste fjalën për t’iu lënë radhë të tjerëve, por Brace nuk ndalonte. Më tej ai tha se në këto kushte mos prisni që të rinjtë të qëndrojnë në fshat e të merren me bujqësi.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që Brace mban një qëndrim kritik ndaj qeverisë, sidomos për cështje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat