Shehu: Feja ka qenë një element përbashkues i sensit kombëtar, komplementar me njëri-tjetrin

Shqipëria

Shehu: Feja ka qenë një element përbashkues i sensit kombëtar, komplementar me njëri-tjetrin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:57
Shehu

Në emisioni “Kjo është koha” në RTV Ora, Redi Shehu u shpreh se ne nuk kemi pasur një kontradiktë mes institucionit të xhamisë dhe kombit.

Ai tha se feja dhe shteti janë komplementar me njëri-tjetri, sepse identiteti fetar i jep një ëndërr dhe shteti i jep një terren për këtë ëndërr.

Shehu: Ne nuk kemi pasur një kontradiktë mes institucionit të xhamisë dhe kombit. Përkundrazi, feja ka qenë një element përbashkues i sensit kombëtar të të gjithë myslimanëve. Nëse i kthehemi historisë e kuptojmë se kjo është një çështje e padrejtë. Kemi pasur shumë myslimanë që kanë qenë shtetformues të vendit tonë.

Pra, feja dhe shteti janë komplementar me njëri-tjetrin, sepse identiteti fetar i jep një ëndërr dhe shteti i jep një terren për këtë ëndërr. Çështja është se në vendin tonë kemi një territor dhe nuk kemi ëndrra, sepse vramë identitetin tonë fetar, sepse prevaloi ai kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat