Ktheu lokalin që administronte në kazino, në pranga 32-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Ktheu lokalin që administronte në kazino, në pranga 32-vjeçari në Durrës

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:17
Ktheu lokalin që administronte në kazino, në pranga 32-vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi kishte kthyer lokalin që administronte në ‘kazino’.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., 32 vjeç,  dhe akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndëkrohë janë sekuestruar një kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe 1 celular që përdorej për vendosjen e basteve sportive.

 “Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ushtruar kontroll në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 1 kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme. “- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat