Gjendet një granatë në oborrin e një shtëpie në Maliq

Shqipëria

Gjendet një granatë në oborrin e një shtëpie në Maliq

Më: 25 prill 2022 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Gjendet një granatë në oborrin e një banese në fshatin Velitërnë të bashkisë Maliq. Granata mendohet t'i përkasë Luftës së Dytë Botërore.

Ka qrnë kryeplaku i fshatit Syrja Hamzallari, ai që e ka konstatuar granatën në oborrin e një shtëpie private në pronësi të Astrit Qelasi, i cili prej vitesh jeton në emigracion.

Ka qenë vetë kryeplaku ai që ka lajmëruar forcat e policisë të komisariatit të Maliqit që kanë bërë rrethimin e vendit të ngjarjes deri në ardhjen e ekspertëve xhenierë të ministrisë së Mbrojtjes. Do të jenë këta të fundit që do të merren me çaktivizimin e saj.

"Kjo ishte një granatë e vjetër italiane, rastësisht duke parë ma zunë sytë dhe nuk e lëviza, por lajmërova policinë. Ajo u tregua e gatshme, erdhi në moment, tani do vijnë ekspertët ta çaktivizojnë. Ajo ka qenë nëntokë, por siç duket kanë punuar aty dhe ka dalë në sipërfaqe. Është e dukshme. Sipas të dhënave që kemi ne është e rrezikshme. Presim specialistët, është në mes të banesave", tha  Hamzallari.  

Granat ndodhet mes disa banesave, ndaj edhe për këtë prania e saj edhe për kryeplakun shton rrezikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat