Kapexhiu: Gjendja në arsim është alarmante, të hiqet mesatarja për artet dhe sportin

Shqipëria

Kapexhiu: Gjendja në arsim është alarmante, të hiqet mesatarja për artet dhe sportin

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:50
Bujar Kapexhiu

Artisti Bujar Kapexhiu, në një tryezë me pedagogë për sfidat e arsimit të lartë, së bashku me ish-Kryeministrin Sali Berisha është shprehur se gjendja në arsim është alarmante dhe se duhet një revolucion i madh në këtë sektor.

Në fjalën e tij Kapexhiu ka kërkuar që të hiqet mesatarja për studentët e arteve dhe të sportit dhe pranimi i studentëve në Universitete të bëhet vetëm me konkurse.

Bujar Kapexhiu: Gjendja është alarmante, duhet një revulucion, një ndryshim, një plug i madh për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë.

Në këto vite qindra studentë, për të vazhduar shkollën e lartë kanë mbetur pa shkollë. U vu një mesatare. Absurditeti ishte mesatarja për ato shkolla që janë me konkurs. Për shkollat që janë me konkurs të ulet mesatarja. Në shkollën sportive dhe aristike të vendoset konkursi, por të mos ketë mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat