Emigrimi i bluzave të bardha, Rakacolli: Edhe Gjermania merr te ne se i ikin në Zvicër dhe Amerikë

Shqipëria

Emigrimi i bluzave të bardha, Rakacolli: Edhe Gjermania merr te ne se i ikin në Zvicër dhe Amerikë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 21:59
Rakacolli

Ministria e Shëndetësisë nuk duket e shqetësuar për ikjen e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë.

Numri dy i kësaj Ministrie, Mira Rakacolli, e ftuar në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi thotë se emigrimi nuk është aq masiv sa përceptohet.

Rihapen klubet e natës, tani muzikë edhe pas orës 23:00. Nga 1 maji Shqipëria hap kufijtë

Rakacolli: Lëvizja e lirë e njerëzve është fenomen normal që ndodh në të gjitha vendet e botës. Nuk është ikje masive. Ka dhe që po kthehen dhe po marrin mbi shpatulla shërbimin. Tani vjen një kardiokururg shumë i mirë, ka mbaruar këtu specializimin, u instalua për disa vjet në Gjermani dhe po vjen këtu për të vënë në punë eksperiencën e tij në spitalin "Shefqet Ndroqi". Nuk është fenomen shqiptar. Po Gjermania që po merr kaq mjekë nuk prodhon dot mjekë? I ikin Gjermanisë për më mirë në Zvicër, ose në Amerikë.

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për pandeminë.

Rakacolli tha se kjo lidhet me situatën epidemiologjike dhe jo sezonin turistik.

Rakacolli: Pandemia nuk ka ikur, vazhdon. Mbledhja ishte për t'ja përshtatur masat asaj situate epidemiologjike që është aktualisht. Ka më tepër sesa dy muaj që Shqipëria paraqet një situatë epidemiologjike të qëndrueshme dhe të kontrollueshme. Indikatorët janë drejt përmirësimit.Gjatë gjithë muajit prill janë trajtuar 26 pacientë, dje kishte vetëm 5 pacientë në spital. Prej një jave nuk kishim asnjë humbje jete.

Por ajo shtoi se Komiteti do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe masat në varësi të riskut real.

Rakacolli: Nëse thamë se nuk është më e detyrueshme maska në ambientet e mbyllura nëse do kemi shtim rastesh dhe hetimi epidemiologjik do tregojë se është mosmbajtja e maskës që ka influencuar në këtë, atëherë do vendoset përsëri maska. Nëse udhëtarët vijnë nga një vend që ka një situatë epidemiologjike të ndërlikuar do ti kërkohen dokumentat shtesë. Parashikimet e ekspertëve janë që nuk duket ndonjë faktor që të influencojë që kjo situatë të përkeqësohet.

E pyetur nëse parashikohet një valë tjetër në vjeshtë, ajo u përgjigj:

Rakacolli: SARS-CoV-2  bën shumë mutacione, ja ka kaluar edhe virusit të gripit. Teorikisht ekziston mundësia të ndodhë dhe një mutacion që të jetë shumë kërcënues ashtu sikurse ekziston më e madhe mundësia që mutacionet të shkojnë për mirë. Viruset nuk mund të shumëzohen jashtë qënieve të gjalla. Nëse bëhet vaksinimi ndërpret zinxhirin e transmesionit duke ndërprerë dhe mundësinë e virusit për të pësuar mutacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat