Policit i djegin makinën në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës

Shqipëria

Policit i djegin makinën në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:33
Ilustrim

Makina e një polici në Shkodër është djegur mbrëmjen e 27 prillit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.

Oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar makinën pranë banesës së tij në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.

Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Janë të paqarta arsyet e djegies së makinës ndërsa dyshohet se është një ngjarje e qëllimshme.

Oficeri Turhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd ndërsa policia dyshon se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat