Po transportonte 18 klandestinë të ardhur nga Greqia, arrestohet në Gjirokastër një punonjës i Gardës

Shqipëria

Po transportonte 18 klandestinë të ardhur nga Greqia, arrestohet në Gjirokastër një punonjës i Gardës

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një gardist në Gjirokastër është arrestuar pasi transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit "ROAD GUARD 16", në pranga ka rënë 41-vjeçari I. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

41 vjeçari u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, u kap duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. 

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat