Gruaja gjen kocka njeriu pranë banesës së saj në Vlorë

Shqipëria

Gruaja gjen kocka njeriu pranë banesës së saj në Vlorë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:31
foto ilustrim

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja është në vazhdim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat