Drejtonte urbanin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Tiranë

Shqipëria

Drejtonte urbanin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Tiranë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Shoferi i një prej urbanëve të linjës së Institutit është arrestuar këtë të premte nga policia e Tiranës.

News 24 bën me dije se shoferi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet N.K., 62-vjeç.

62-vjeçari rezulton një person i arrestuar edhe në vitin 2019 për të njëjtën vepër penale, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat