Meta dekreton ligjin për të drejtat e autorit

Shqipëria

Meta dekreton ligjin për të drejtat e autorit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:00
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Në njoftimin për shtyp presidenca shkruan se çdo nisme që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian është e mirëpritur.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 37/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur“, njofton presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat