Vokshi: Ka ikur koha në Partinë Demokratike që as nuk votohej dhe as nuk numërohej

Shqipëria

Vokshi: Ka ikur koha në Partinë Demokratike që as nuk votohej dhe as nuk numërohej

Më: 7 maj 2022 Në ora: 10:21
Albana Vokshi

Komisioni i Rithemelimit i PD ka mbajtur një konferencë për mediat nga selia e PD. Gjatë fjalës së saj deputetja Albana Vokshi ka folur rreth procesit të zgjedhjeve në strukturat e PD.

Ajo tha se ka ikur koha në Partinë Demokratike që as nuk votohej dhe as nuk numërohej

Vokshi: Ju e keni vënë re që çdo votë ëshët numëruar në mënyrën më transparente. Ka ikur pra koha në Partinë Demokratike që as nuk votohej dhe as nuk numërohej. Kryetari emëronte këdo që dëshironte. Kjo kohë ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Për ne vota e çdo demokrati është e shenjtë dhe nuk do ta lëmë që ta cënojë askush. Ajo është e shenjtë dhe e paprekshme.

Vullneti ynë për transparencë dhe për të bërë të gjithë procesin publik përpara kamerave ëshët treguesi më i mirë për ecjen përpara të PD pavarësisht pengesave artificiale, tha ajo.

Dy ditë më parë Edi plaoka u shpall me mbi 65% të votave Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat