Zbulohen mbetje kockore në pyllin e Sodës, dyshohet të jenë eshtra njerëzore

Shqipëria

Zbulohen mbetje kockore në pyllin e Sodës, dyshohet të jenë eshtra njerëzore

Më: 11 maj 2022 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbetje kockore, të dyshuara eshtra njeriu janë gjetur në afërsi të pyllit të Sodës në Vlorë.

Mësohet se eshtrat janë gjetur pranë hidrovorit, gjatë punimeve që po kryheshin në zonën e Pyllit të Sodës.

Policia ndodhet sakaq në vendin e ngjarjes për të verifikuar ç’eshtra janë dhe prej sa kohësh ndodhen aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat