Zgjedhjet lokale, nis peticioni në Kukës: Këshillat bashkiakë të votohen me lista të hapura

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, nis peticioni në Kukës: Këshillat bashkiakë të votohen me lista të hapura

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:52
Ilustrim

Shoqëria civile po kërkon që në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023, listat e këshilltarëve bashkiakë të jenë të hapura.

Me qëllim që qytetarët të kenë më shumë përfaqësim përmes sistemit me lista të hapura ka nisur dhe një peticion drejtuar institucioneve vendimmarrëse që të hapin listat.

"Ideja është që ti kërkohet KQZ përmes këtij peticioni që anëtarët e Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e ardhshme të propozohen dhe të futen në lista, tu jepet mundësi qytetarëve dhe zgjedhësve të futen me lista të hapura."

Qendra për Progres Rinor e përfaqësuar nga Lavdërim Shehu thotë se jo vetëm në Kukës por peticioni do të shtrihet në shumë bashki të vendit me qëllim që të mblidhen 20 mijë firma, aq sa e parashikon Kushtetuta në mënyrë që propozimi që kthehet në projektligj.

"Kemi fituar të drejtën për të hartuar dhe për të dërguar një peticion të nivelit kombëtar në KQZ. Ky peticion tashmë është miratuar në KQZ dhe kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve në disa rrethe të Shqipërisë me tendencën për tu shtrirë në gjithë Shqipërinë."

Vitet e fundit në vendin tonë ka pasur një reformë zgjedhore e cila ka prekur kryesisht zgjedhjet parlamentare, ndërsa partitë politike kanë shprehur vullnetin dhe për një tjetër reformë zgjedhore në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat