Përndiqte ish të dashurën në rrjetet sociale, arrestohet i riu nga Korça

Shqipëria

Përndiqte ish të dashurën në rrjetet sociale, arrestohet i riu nga Korça

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje.

Policia e komisariatit Nr. 3 bënë ndalimin E. N., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, F. Gj.

Denoncimi është kryer nga vetë vajza.

Prokuroria po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat