U arrestua për korrupsion/ Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha

Shqipëria

U arrestua për korrupsion/ Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 10:53
Enkelejda Hoxha

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha është liruar nga qelia ditën e sotme. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se vendimi është marrë nga apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkë me të ka fituar lirinë se sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi. Çështja e Hoxhës ka marrë kështu një kthesë duke qenë se vetëm një ditë më parë gjykata e refuzoi kërkesën e saj për lirim me argumentin se nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë.

Kush është Enkelejda Hoxha

Ajo u arrestua për korrupsion pasi akuzohet se me firmën e saj janë liruar nga qelia disa persona me të shkuar kriminale, në kundërshtim me ligjin. Ajo u dënua me tre vite burg nga shkalla e parë dhe mbahej në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat