Nesër nisin reformat/ Puna do të nisë me reformën territoriale. Fillon dhe ajo elektorale

Shqipëria

Nesër nisin reformat/ Puna do të nisë me reformën territoriale. Fillon dhe ajo elektorale

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Shumica Socialiste nuk humb kohë duke shprehur gatishmëri për nisjen nga puna mesditën e të mërkurës të Komisionit Parlamentar për reformën e re administrative territoriale.

Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist la të kuptohet se për momentin mund të bëhet vetëm  një riorganizim i ri në nivel qarqesh.

Taulant Balla: Ka plot punë për tu bërë e vlerësuar për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm nga ai aktual i qarqeve. Duhet të kuptojmë që zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Qarqet në modelin e tyre aktual kanë humbur disi peshën e tyre. Duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë drejt një organizimi më funksional rajonal.

Taulant Balla shprehu mendimin e tij personal se 61 bashki që kemi aktualisht janë shumë.

Ky qëndrim i tij paçka se personal çon një sinjal të qartë tek opozita,  e cila synon përmes kësaj reforme të ri-formatojë hartën aktuale të  bashkive në vend.

Vënia në shina e kësaj reforme erdhi pasi PD të Hënën depozitoi 35 firma për tu bërë pjesë e diskutimeve për territorialen.

Në fakt është korrigjimi një gabimi që vjen nga Enkelejd Alibeaj.

Tetë vite më parë kur u miratua reforma territoriale, diskutimet u bojkotuan nga Lulzim Basha, duke i lënë fushë të hapur vendimmarrje PS bashkë me votat e PDIU-s.

Në kontekstin aktual të situatës brenda në PD, ngritja e komisionit për reformën territoriale përmes 35 firmave depozituar nga Enkelejd Alibeaj tregon se ,në Parlament kontrollin e grupit kuvendor e gëzon ai dhe jo Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat