Policia bën bilancin javor, dy megaoperacione

Shqipëria

Policia bën bilancin javor, dy megaoperacione

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:39
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës 1 javore ku finalizuan 2 megaoperacione policore.

Operacioni "Silent" i organizuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë gjatë së cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armë zjarri. Në këtë ambjent u gjetën dhe sekuestruan arsenalë armësh të llojëve pistoletë, kallashnikov, silenciator dhe municione luftarak.

Si dhe operacioni "Tranziti" ku u arrestuan 45.5kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, në një Kontenier në portin e durrësit. Gjithashtu nga policia e Korçës është zbardhur vrasja e një 26 vjeçari dhe janë vënë në pranga tre autorët e dyshuar të vrasjes.

Në bilancin javor të polcisë bëhet me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar si dhe shpalluar në kërkim 540 persona. Nga këta 151 janë arrestuar, 367 janë proceduar penalisht dhe 22 janë shpalluar në kërkim. Gjithashtu janë kapur në totakl 30 persoan në kërkim nga të cilët 28 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat