Zjarri në ishullin e Sazanit, ky është bilanci i dëmeve të shkaktuara

Shqipëria

Zjarri në ishullin e Sazanit, ky është bilanci i dëmeve të shkaktuara

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 09:53
Ishulli i Sazanit

Pas më tepër se dy javësh punë në terren për vlerësimin e dëmit te shkaktuar nga flakët në ishullin e Sazanit institucionet vendore dalin në një konkluzion duke bërë një bilanc për dëmin e shkaktuar.

Në ishullin e Sazanit sipërfaqja e shkrumbuar nga flakët është rreth 6 hektarë, sipërfaqe kjo e cila pritet të shihet në muajt në vijim nëse është ose jo e rikuperueshme.

Sipërfaqja e cila është djegur nga flakët ka qënë me barishte, shkurre mesdhetare, pisha dhe selvie bregdetare të mbjella në ishull që prej kohës së luftës së parë boterore.

Ende nuk ka një numër të saktë të armatimeve të cilat kanë shpërthyer, pasi numri i fishekëve të shpërthyer mendohet ti ketë kaluar numrat tre shifrorë ndërsa në numër tepër më të vogël kanë qënë predhat e shpërthyera në të por ende për këto ska asnjë bilancë, informon Ora News.

Pritet që në ditët në vijim institucionet vendore dhe ministritë e linjës të dalin në një raport zyrtar për konstatimin e dëmeve të shkaktuara në Ishullin e Sazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat