Familjarët e kërkojnë prej dy ditësh/ Gruaja e zhdukur mund të jetë mbytur, sendet gjenden në lumin Vjosa...

Shqipëria

Familjarët e kërkojnë prej dy ditësh/ Gruaja e zhdukur mund të jetë mbytur, sendet gjenden në lumin Vjosa...

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një grua 56-vjeçare është zhdukur prej dy ditësh në qytetin e Vlorës duke alarmuar familjarët.

Autoritetet kanë gritur dyshime se ajo mund të jetë mbytur, pasi sot, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë gjetur disa sende personale që i përkasin asaj. Polumbarët e RENEAS kanën isur kërkimet për trupin në lumë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat