KLP pro Hartës së re Gjyqësore, sot i përcillet zyrtarisht mendimi Ministrisë së Drejtësisë

Shqipëria

KLP pro Hartës së re Gjyqësore, sot i përcillet zyrtarisht mendimi Ministrisë së Drejtësisë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:07
KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur pro Hartës së Re gjyqësore të propozuar nga Këshlli i Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtëisë. Përmes një reagimi për mediat, KLP thotë se nesër (sot) do t’i përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë mendimi i tyre për hartën e re gjyqësore.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë u shpreh sot pro hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGj-MD. Kjo hartë në mënyrën si do kompozohet, nuk bie ndesh me interesat e sistemit të prokurorisë i cili funksionon pranë gjykatave.

Sot mendimi i KLP-së do ti përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur pro këtij projekti.

Tani pritet dhe mendimi i Ministrisë së Financave për të analizuar faturën financiare dhe projekti do ti kaloj për miratim Këshillit të Ministrave. KLGj-ja ka detyrimin ta rishohë në çdo 5 vjet hartën për tia përshtatur kompozimin e saj, interesave të sistemit gjyqësor. Prokuroritë e Apeleve që bashkohen në Tiranë, parashikohet ti nënshtrohen këtij procesi pas 6 muajsh, prokuroritë e shkallës së parë pas 9 muajsh, kohë kjo e mjaftueshme për të marrë masa organizative infrastrukturore nga Prokurori i Përgjithshëm dhe të kryhet transferimi i prokurorëve nga ana e KLP-së”, njofton KLP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat