“Situata e përhapjes së zjarreve është alarmante”- Meta: Të merren masat e nevojshme!

Shqipëria

“Situata e përhapjes së zjarreve është alarmante”- Meta: Të merren masat e nevojshme!

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përhapjen e vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit, thekson se situata është alarmante dhe me pasoja të rënda me pasuritë e vendit.

Meta i bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë për Mbrojtjen Civile dhe institucioneve të tjera përgjegjëse qendrore dhe vendore që të marrin të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Ai shton gjithashtu se në zonën e krastës janë shkrumbuar 10 hektar pyje ndërkohë që në terren nga informacionet paraprake rezultojnë vetëm 2 zjarrfikës.

POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTIT ILIR META

Me shqetësim jam njohur me situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore.

Në zonën e Krastës së Krujës po shkrumbohen mbi 10 hektar pyje dhe nga informacionet paraprake rezulton se vetëm dy zjarrfikëse janë në operacion për fikjen zjarrit, që po përhapet me shpejtësi për shkak të erës që ka filluar në orët e pasdites.

Vatra zjarri me përmasa të mëdha ka dhe në rajonin e Lezhës, në zonën e Torrovicës dhe Mal-Kolaj.

Ndërkohë në të gjithë territorin e vendit kanë filluar vatra zjarri që pritet të marrin përmasa serioze për shkak të erës.

I bëj thirrje Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë për Mbrojtjen Civile dhe institucioneve të tjera përgjegjëse qendrore dhe vendore të marrin të gjitha masat e duhura efektive për të ndaluar përhapjen e zjarreve, fikjen e tyre dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme.

Me shumë rëndësi është gjithashtu vlerësimi i parashkimeve të hershme të IGJEUM, si dhe shtimi i numrit të vrojtuesve në zonat me risk të lartë, sidomos në Zonat e Mbrojtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat