Dalin pamjet e aksidentit në Jalë, momenti kur gomonia përplas pushuesit në shezlonge

Shqipëria

Dalin pamjet e aksidentit në Jalë, momenti kur gomonia përplas pushuesit në shezlonge

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 21:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media siguron pamjet e marra nga kamerat e sigurisë ku tregohen momenti kur gomonia humb kontrollin dhe mori përpara çiftin e pushuesve në shezlong.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në plazhin e Jalës. Dy të rinj nga Tirana teksa merrnin rreze në breg u përplasën nga një gomone.

Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës pastaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat