Arrestohet pronari i gomones që aksidentoi dy pushues në Jalë

Shqipëria

Arrestohet pronari i gomones që aksidentoi dy pushues në Jalë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:30
Jalë

Arrestohet pronari i gomones që plagosi dy pushues në Jalë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Gj. P. 37 vjeç, duke drejtuar gomonen humbi kontrolloin dhe mjeti lundrues doli në breg duke plagosur një çift pushuesish.

Lidhur me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, Gj. P., duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat