Vidhte banesa, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

Shqipëria

Vidhte banesa, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia në Itali ka ekzekutuar një urdhër arresti ndaj një shtetasi shqiptar, me kërkesë të prokurorit publik të Avellinos.

49-vjeçari shqiptar akuzohet se ka vjedhur një shtëpi më 31 mars të këtij viti.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën sendet e vjedhura të cilat u sekuestruan.

Autori shqiptar me iniciale A.G., u transferua në burgun e Avellino-s në rrethin Bellizzi Irpino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat