Masakra e Fushë-Krujës/ Lala: Brilant Martinajn e kanë “shitur”, gazetari: Ja kush është personi që i mori 3 viktimat me makinë për t’i çuar në…

Shqipëria

Masakra e Fushë-Krujës/ Lala: Brilant Martinajn e kanë “shitur”, gazetari: Ja kush është personi që i mori 3 viktimat me makinë për t’i çuar në…

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 21:37
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Gazetarët e kronikës, Klodiana Lala dhe Eni Ferhati kanë zbuluar në emisionin “Open” detaje të reja nga masakra e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas Ferhatit, grupi hetimor është duke hetuar një person që ka pasur informacion për lëvizjet e 23-vjeçarit dhe miqve të tij, pasi i kishte shoqëruar me makinë në një servis në Tapizë.

Ndërkohë Lala argumentoi se Brilant Martinaj nuk ishte një shënjestër e lehtë për tu eliminuar pasi ka pasur lidhje të forta në polici dhe lëvizte me një rreth të ngushtë njerëzish, me automjete të blinduara.

Sipas gazetares së Neës24, të gjitha faktet dhe dinamika e ngjarjes tregojnë se me shumë gjasë Martinaj është nxjerrë në pritë.

Eni Ferhati: Makinat e naftës janë shumë të vështira të marrin flakë nga situata të tilla. Po hetohet dhe roli i një personi tjetër. Pasi viktimat kur kanë ardhur nga Laçi kanë ndërruar makinë dhe ka qenë një person që i ka çuar te servisi. Ata kanë mbaruar punë aty dhe më pas ky person i ka marrë për t’i çuar në vendin e sigurt ku kishin lënë makinën. Targa e autorëve ishte e vjedhur në Tiranë. Armët që kanë zgjedhur dhe aksi rrugor i zgjedhur, me formë të pjerrët ngrenë dyshimin e arsyeshëm që është një vrasje nga një grup i strukturuar kriminal.

Klodiana Lala: Sigurisht por nuk mund të vritej Brilant Martinaj pa një person që ta nxirrte në pritë. Fakti që qëndroi në një servis, tregon se personat që e ndiqnin kanë pasur informacion për lëvizjet e tyre. Personi i parë që është pyetur është pikërisht pronari i biznesit, se është i pari që ka folur me ta. Ai ka pasur lidhje të forta me policinë. Mbrëmjen që vrau Xhulio Prelën iku në Kosovë dhe policia nuk e ndaloi. Njerëz që kishin informacion për lëvizjen e tij e kanë shitur në një farë mënyre, sepse ai nuk ishte shënjestër e lehtë. Ai lëvizte me automjete të blinduara, 5 makina janë në zonën e Niklës që i di unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat