Ilir Meta parashikon fatin e Edi Ramës: Ai do të ikë si Millosheviqi

Shqipëria

Ilir Meta parashikon fatin e Edi Ramës: Ai do të ikë si Millosheviqi

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 23:30
Edi Rama

Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka theksuar se kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e pret një fat i njëjtë si Sllobodan Millosheviqi, ish-presidenti famëkeq serb.

Sipas Metës , nuk është duke u respektuar pushteti i deleguar nga qytetarët te qeveria Rama, sepse kjo e fundit nuk ëhstë duke i përfunduar detyrat e saj.

“Ai do të ikë si Millosheviqi, me zgjedhje dhe me protesta. Unë nuk i lë shqiptarët pa alternativë”, u shpreh fillimisht Meta.

Ish-kryetari i LSI-së, ka thënë se në mënyrë më të qartë sistemi ka dalë jashtë kontrolli dhe për këtë vetëm një alternativë për të ribalancuar të gjithën është referendumi.

“Me deputetë “kukulla”, me prishjen e balancave dhe me ndryshimet e vazhdueshme kushtetuese” ka thënë ai.

Për Metën nuk mund të lihet fati i familjeve dhe vendit në këtë mënyrë.

“Duhet ta marrin me çdo mënyrë e me çdo çmim, edhe ta përdorin nesër edhe kundër Ilir Metës”, ka përfunduar ai për “News24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat