SPAK-u i sekuestroi pasuritë, zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

Shqipëria

SPAK-u i sekuestroi pasuritë, zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 11:12
Anton Gjinaj

Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj.

Sipas Gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt i ligjit antimafia.

Për 23 pasuritë e sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundraligjshme.

Gjykata theklson se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme i kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë.

Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuara  për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfisokohen. 23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së administrrimit të aseteve të sekuestruara.

Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë i përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh.

Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja.

Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat