Berisha bashkëbisedim me intelektualë për sfidat e familjes shqiptare

Shqipëria

Berisha bashkëbisedim me intelektualë për sfidat e familjes shqiptare

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:35
Ish kryeministri, Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha, mbajti këtë të martë një takim me intelektualë në lidhje me sfidat që po përballet familja shqiptare.

Në fjalën e tij Berisha tha se sot shoqëria po përballet me dy rryma kryesore, ku nga njëra ana qëndrojnë ata të cilët i kthejnë prindërit në numra dhe nga ana tjetër qëndron shumica që kërkon të ruajë vlerat e familjes.

Sipas Berishës rryma e parë kërkon t’i imponohet politikisht të dytës dhe ndaj është e rëndësishme që të mbrohen vlerat familjare nga e djathta konservatore në Shqipëri.

“Ju falënderoj që jeni këtu, për të diskutuar për një problem themelor të shoqërisë shqiptare. Për traditën, jo vetëm tonën, por të njerëzimit të qytetëruar, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj, solidaritetin, dashurinë, sakrificat, është parajsa tokësore e njeriut. Ne jemi ndër ata kombe që e kemi pasur dhe e kemi familjen një vlerë themelore, të çmuar. I ka shërbyer dhe i shërben më shumë se çdo gjë tjetër. Asgjë nuk ka më të rëndësishme, edhe në rrafshin e dijes, ai është universiteti më i rëndësishëm i njeriut, i fëmijës.

Lev Tolstoi thotë diku se; ‘universiteti më i madh ka qenë ai i moshës 4-5 vjeçare’. Dhe aty mësuesit dihet se kush janë. Sot në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi. Ne kemi bindjen se është në rrezik. Këtë nuk e themi për propagandë, por një komb nga i cili nga 2014 në 2021 largohet më shumë se ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, sepse dihet se kush janë përzënësit më të madhej të pjesëve të një kombi, luftërat civile, por ne nuk jemi. Në vitin 2019, kemi tejkaluar Sirinë për azil dhe refugjatë, një shtet që ishte në kulmin e luftës. Nuk mund të mohojmë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm. Sot përballen dy rryma, jo veç në Shqipëri, por edhe në botë. Një rrymë që tejkalon familjen, që dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra dhe sigurisht një shumicë tjetër që beson në vlerat familjare.

Problemi është edhe më dramatik, sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet, politikisht, sociologjikisht, në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse qëndron ai. Dy arsye.

E para; ai është multimilardieri që investon më shumë se donacione. Donacionet e tij i tejkalon të gjithë. Ai përdor miliardat që i ka kryekëput të një spekulimi. Ai përdor miliarda për të imponuar koncepte të ekstremit të majtë. Ne na kujtohet, kur donim të paraqisnim propagandën anti komuniste, këta nuk pyesnim për familje. Ajo nuk bëhej zyrtare, por kjo dogmë ishte tek Engelsi. Ata nuk e shpalosën, ky e shpalosi. Dhe kjo ndodhi edhe në Shqipëri. Ky erdhi në Shqipëri, në vendin më tradicional për shumë rrethana.

E gjykoj se mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë. Nuk po zgjatem më shumë, pasi këtu kam ardhur për të ju dëgjuar ju, për pikëpamjet, idetë tuaja, për familjen në rrezik, apo për dramën që përjeton sot shoqëria shqiptare, që ka për teatër familjen shqiptare.” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat