Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Berisha: Nuk ndodh në botë kjo

Shqipëria

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Berisha: Nuk ndodh në botë kjo

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 23:41
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me ekspertë, sipërmarrës, aktivistë dhe qytetarë në Vlorë ka diskutuar mbi situatën e turizmit në vendin tonë. Berisha thekson se sektori i turizmit po falimenton, ndërkohë që shtron se kjo pasuri mahnitëse e shqiptarëve po kthehet në një mallkim.

Ai i vën fajin politikave të qeverisë për gjendjen në të cilën ndodhet turizmi.

Më tej, ish-kryeministri u ndal edhe te ngjarja tragjike e Himarës, ku humbi jetën Jonada 7-vjeçare.

Berisha: Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës.

A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë.

Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës?

A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat