​Ministrja Balluku, thirrje qytetarëve: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi

Shqipëria

​Ministrja Balluku, thirrje qytetarëve: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:28
Belinda Balluku

Kriza e energjisë elektrike duket se po prek edhe Shqipërinë. Ministrja Belinda Balluku ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.

Edhe Kryeministri Rama deklaroi më 29 korrik se kriza energjitike ka prekur të gjithë botën, duke theksuar se do jetë tepër e vështirë për Shqipërinë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat