3-vjeçari rrezikon të mbytet dhe mbërrin pa frymë në spital

Shqipëria

3-vjeçari rrezikon të mbytet dhe mbërrin pa frymë në spital

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për pak ka humbur jetën në bregdetin e Sarandës.

Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.

Mësohet se është ndërhyrë menjëherë për duke i vendosur oksigjen dhe me sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar. I mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.

Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranëmbytja është mbijetesa (edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasoje është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare dhe hipotermia( ulja e temperaturës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat