Pse dyshohet për spiunazh? Lala jep detaje të reja nga sulmi i rusëve në Uzinën ushtarake

Shqipëria

Pse dyshohet për spiunazh? Lala jep detaje të reja nga sulmi i rusëve në Uzinën ushtarake

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:19
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga incidenti në Uzinën ushtarake në Gramsh.

Lala u shpreh se automjeti luksoz prej tri ditësh lëvizte në Gramsh, por se qytetarët kishin menduar se ishte në pronësi të ndonjë emigranti i cili kishte ardhur për të takuar familjen.

“Janë duke u kryer verifikime ku kanë hyrë në vendin tonë, automjeti është regjistruar në 2018 në Ukrainë, mjeti 3 ditët e fundit ka lëvizur në zonë por meqë në verë vijnë shumë emigrantë kanë menduar se është i tillë. Gjendja e dy ushtarakëve është e stabilizuar, nuk kanë rrezik por janë në mbikqyrje të rreptë.

Pritet dëshmia e tyre për ngjarjen e cila ka shumë të panjohura.

Një uzinë që nuk funksionon prej kohësh por po shikohen të dy rastet, nëse janë vërtetë blogerë apo pjesë e grupeve të spiunazhit. ukrainasi ka qenë edhe më parë në vendin tonë, në rrjetet sociale ka postuar foto nga Portopalermo dhe vende të tjera. Është një hetim që ka përfshirë të gjithë institucionet shqiptare.

Një banor i zonës më konfirmoi që kur policia hapi çantën e Zorinit që hodhi edhe aparatë karikues, çelësa britanikë dhe anglezë dhe mjete të tjera,.. Sipas tij kishte edhe harta dhe mjete të tjera.

Është shumë herët për konkluzione, nga personat e ndaluar pretendohet se kanë ardhur për turizëm dhe reklamojnë baza ushtarake edhe në shtete të tjera.

Në çantat e tyre nuk janë gjetur vetëm aparate fotografik por edhe pajisje të tjera që duhet të zbulohet se çfarë funksioni ka.

Nëse janë blogerë dhe turistë pse nuk u identifikuan se kush ishin por shkuan edhe më tej dhe sulmuan, përderisa kjo është një zonë që paralajmërime të shumta për ndalimin.

Nëse do të ishin identifikuar mund të largoheshin siç ka ndodhur më parë,. kujtojmë rastin e Kuçovës një vit më parë që janë larguar pasi pretenduan se turistë.

Punonjësit e policisë janë duke vijuar zonën dhe po marrin në pyetje banorët për dëshmitë e tyre, duke u përpjekur të marrin të dhëna mbi ngjarjen.”, deklaroi Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat