Basha kujton viktimat e komunizmit: Kurrë nuk është vonë për drejtësi, të ndahemi nga e shkuara

Shqipëria

Basha kujton viktimat e komunizmit: Kurrë nuk është vonë për drejtësi, të ndahemi nga e shkuara

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:09
Lulzim Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në ditën përkujtimore të viktimave të regjimeve totalitare. Në një postim në rrjetet sociale, Basha e nis me shprehjen e At Zef Pllumit: “Kurrgjanë mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.”

Ish-kryetari i PD shprehet se ata mbijetuan për t’i treguar shqiptarëve dhe mbarë botës krimet e tmerrshme të komunizmit. Kurrë nuk është vonë për drejtësi, shkruan Basha dhe shton se ndarja nga e shkuara është e domosdoshme.

Reagimi i plotë:

“Kurrgjanë mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.”

At Zef Pllumit

Ata mbijetuan për t’i treguar shqiptarëve dhe mbarë botës krimet e tmerrshme të komunizmit, vrasjet pa gjyq, persekutimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare, vrasjen dhe burgosjet e mendjeve më të ndritura që kishte vendi. Shqipëria do t’ju jetë përjetë mirënjohëse!

Por ndërsa mbijetuan ata panë me trishtim se si u lartësuan xhelatët e tyre, vazhduan të kenë pushtet dhe të jenë të paprekshëm. Përjetuan dhimbjen e mos gjetjes së eshtrave të të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, zhdukjen e gjurmëve të krimeve dhe emrave të kriminelëve.

Kurrë nuk është vonë për drejtësi! Ndarja nga e shkuara totalitare dhe dënimi i saj janë sot imperative për shoqërinë, për paqen tonë sociale, për mbrojtjen e lirisë që është thelbi i idealit tonë europian, dhe për ngjadhënjimin e një të ardhmeje më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat