Hakerohet faqja zyrtare e Klodian Taçes

Shqipëria

Hakerohet faqja zyrtare e Klodian Taçes

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:31
Klodian Taçe

Faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryebashkiaku përmes një postimi nga një adresë tjetër e tij në Facebook.

Ngjarja vjen pas incidentit të ndodhur në uzinën e përpunimit te armëve në Gramsh, ku tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në ambientet e brendshme.

Ditën e djeshme gjykata e Elbasanit vendosi t’i lërë në burg tre të arrestuarit. Ndaj tyre rëndojnë dy akuza ajo e spiunazhit dhe ushtrimit të dhunës.

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së shtunës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat