“Rama do ikë si Millosheviçi”/ Paralajmëron Ilir Meta

Shqipëria

“Rama do ikë si Millosheviçi”/ Paralajmëron Ilir Meta

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:39
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se forca politike që ai drejton është me kapacitet maksimal dhe synimi është përmbysja e regjimit dhe largimi i Ramës nga pushteti.

Nga Jala, ish-kreu i Shtetit u shpreh se Rama do të largohet njësoj si Millosheviçi, ndërsa theksoi se mesazhet kanë qenë të qarta, rikthimi i demokracisë dhe kthimi i pushtetit tek qytetarët.

Ish-Presidenti u shpreh se “do t’i japim dimension opozitarizmit dhe fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë”.

“Në shtator do të presim një angazhim të plotë të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku është me kapacitet të plotë. Shqipëria ka nevojë shumë nga opozita e vërtetë për të rritur besimin, seriozitetin e saj për përkushtimin drejt një ndryshimi, përmbysjes së këtij sistemi të kalbur.

Mesazhet janë dhënë të qarta në rikthimin e demokracisë dhe kthimin e fuqisë së qytetarëve.

Ne jemi këtu për ti dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend dhe ne jemi për ti dhënë fuqinë e vërtetë popullit të Shqipërisë dhe jemi këtu për të udhëhequr në ndryshim që do ti japë fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë.

Ramovici e di që nuk ka legjitimitet, prandaj bën edhe marrëzira të tilla.

Ai do të rrëzohet sic e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona.  Si iku Milloshevici, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë”, u shpreh Ilir Meta për Fax News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat