Rama thumbon urrejtësit me thënien e Paulo Coelho: Humbës që pretendojnë se janë fitimtarë

Shqipëria

Rama thumbon urrejtësit me thënien e Paulo Coelho: Humbës që pretendojnë se janë fitimtarë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:45
Kryeministri Rama

Kryeministri Rama është në qendër të sulmeve, kryesisht nga opozita. Kjo edhe pas hetimeve që SPAK nisi ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e akuzon se është vetë kreu i qeverisë që ka dhënë direktiva te Prokuroria e Posaçme për nisjen e hetimeve ndaj tij dhe Sali Berishes.

Por mesa duket, kreu i qeverisë të gjitha këtyre sulmeve ka zgjedhur t’u përgjigjet me një thënie të romancierit brazilian Paulo Coelho.

“Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin  “Fjalët e Mbrëmjes”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i PD-së Sali Berisha kanë paralajmëruar një aksion të fortë opozitar që sipas tyre do të nisë në shtator.

Berisha dhe Meta thonë se qëllimi i protestave do të jetë rrëzimi i Ramës dhe ndryshimi i këtij sistemi, që ata e quajnë të “kalbur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat